E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohen në Morinë 51 ton miell misri për kafshët që vinte nga Serbia
Lajme

Bllokohen në Morinë 51 ton miell misri për kafshët që vinte nga Serbia

Kur çdo ditë vëmë në pikëpyetje se çfarë hamë apo hynë në vendin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarr një tjetër aksion në terren, ndërsa ka sekuestruar 51 ton miell misëri për kafshët.  Mësohet se trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell misëri për kafshë” me origjinë nga Serbia.  Konkretisht, mielli i misëri për kafshët, me sasi 25 ton dhe 26 ton u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 ton kishte nivelin (8.6) më të lartë se norma e lejuar (5).

“Gjithashtu kjo ngarkesë nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 51 ton miell misëri për kafshë.
Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 51 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë. AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.”, thuhet ne njoftimin e AKU-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.