Bllokohet aksi Librazhd–Korçë, oraret dhe rruga alternative
Për shkak të punimeve që do të zhvillohen në aksin rrugor Librazhd–Korçë, në segmentin që kalon nga fshati Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës.
Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të jetë në fuqi nga 03 deri më 05 shkurt 2026, konkretisht në intervalin kohor 22:00 – 05:00. Gjatë këtyre orareve, aksi do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, me theks të veçantë për automjetet e tonazhit të rëndë.
Autoritetet bëjnë me dije se pikat e kalimit kufitar janë informuar paraprakisht, me qëllim njoftimin e drejtuesve të mjeteve të rënda për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit.
Gjatë periudhës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm mjetet e emergjencës, konkretisht autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe automjetet e Policisë.
Si rrugë alternative për mjetet e vogla do të përdoret aksi Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe në sens të kundërt.
Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren për të menaxhuar situatën, garantuar rendin dhe sigurinë rrugore. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për mirëkuptim nga drejtuesit e mjeteve, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe udhëzimeve të efektivëve, si dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë orareve të bllokimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



