Bllokohet nga reshjet e dëborës “Rruga e Arbrit”
Bllokohet nga bora “Rruga e Arbrit”. Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në veri të vendit dhe vështirësi në qarkullim.
Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje shiu dhe dëbore në disa qarqe të vendit. Kështu ka ndodhur edhe me disa zona malore të qarkut Dibër, ku dëbora ka bllokuar si gjithmonë aksin e Rrugës së Arbrit, bypass-in Qafë Murrizë.
Ky aks është bllokuar dhe drejtuesve të automjeteve u kërkohet që të ndjekin aksin e vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Kjo nuk është hera e parë ky aks rrugor ende i papërfunduar ashtu siç duhet bllokohet brenda pak minutash nga reshjet e borës. Raste të tilla të përsëritura gjatë gjithë dimrit por edhe tani që jemi në prill tregojnë më së miri dështimin e qeverisë në reklamimin e kësaj rruge por edhe kompanisë koncensionare “Gjoka Sh.p.k” e cila duhet të merret me mirëmbajtjen dhe pastrimin e aksit në çdo moment.
Kontrata me koncesionarin “Gjoka Sh.p.k” i ka kushtuar qeverisë mbi 40 Miliard Lekë, por rezultatet negative po i shohim në çdo moment.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



