E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet sistemi TIMS në Kapshticë dhe Kakavijë, mesazh nga hakerat në kompjutera
Lajme

Bllokohet sistemi TIMS në Kapshticë dhe Kakavijë, mesazh nga hakerat në kompjutera

Ka rënë sistemi TIMS në doganën e Kapshticës që prej mbrëmjes së premtes. Prej 12 orësh, Dogana e Kapshticës po funksionon pa sistem.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Drejtoria e Kufirit, po punohet me regjistra në mënyrë manuale, për të mos lejuar krijimin e radhëve. Deri më tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.

Mësohet se sistemi TIMS ka rënë dhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës që prej orës 20:00, njofton Syri TV. Të gjithë kompjuterët nuk ndizen dhe shfaqin një mesazh që thotë: “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende, për përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”.

Si rrjedhim, në Kakavijë nuk kalon dot me sistemin TIMS dhe edhe aty, Policia ka nxjerrë regjistrat dhe punon manualisht, çfarë ka krijuar radhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.