E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokuan foltoren dhe krijuan kaos në Kuvend, PS kërkesë Nikollës për përjashtimin e 8 deputetëve të PD
Lajme

Bllokuan foltoren dhe krijuan kaos në Kuvend, PS kërkesë Nikollës për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

Partia Socialiste i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku i kërkon përjashtimin e 10 deputetëve të Partisë Demokratike të cilët bllokuan pak ditë më parë foltoren e Kuvendit. Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga seanca plenare për 10 ditë të Luçiano Boçit, Ina Zhupës, Albana Vokshit, Luan Baçit, Tritan Shehut, Ervin Salianjit, Gazment Bardhit dhe Bledion Nallbatit.

Në kërkesën e firmosur nga 8 deputetë të Partisë Socialiste, theksohet se 6 deputetë kanë bllokuar faltoren, ndërsa Gazmend Bardhi e Bledion Nallbati, sipas arsyetimit socialistëve, kanë artikuluar fjalë fyese ndaj kryetares së Kuvendit dhe kanë përdorur mjete të palejuara me qëllim krimin e zhurmës në Kuvend.

‘Deputetët Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji në mënyrë të koordinuar mes njëri-tjetrit bllokuan foltoren e Kuvendit përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të seancës, duke bërë të pamundur që deputetët të merrnin fjalën, si ç ishte parashikuar në rendin e ditës.

Deputetë Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati në mënyrë të përsëritur kanë artikuluar fjalë fyese ndaj kryetares së Kuvendit dhe kanë përdorur mjete të palejuara me qëllim krijimin e zhurmës dhe bllokimin e punës së Kuvendit.

Edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesja e seancës, deputetët e sipërcituar vazhduan të pengonin zhvillimin e rregullt të seancës plenare, duke mbajtur të zaptuar foltoren.’- theksohet në kërkesën e PS-së.

Kërkesa do të shqyrtohet të mërkurën nga Sekretariati i Etikës që do të mblidhet ditën e mërkurë në orën 10:00. Seancën e kaluar plenare, Kuvendi u përfshi nga një situate kaotike për shkak të ‘protestës’ së deputetëve të PD-së të cilët nuk lejuan zhvillimin e diskutimeve. Kjo pasi Kuvendi, rrëzoi kërkesën e deputetëve të Berishës për të përfshirë në rendin e ditës së sotme kërkesën për mocion me debat, e ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt refuzoi që të vazhdonin interpelancën me të deleguarën e Ramës, Elisa Spiropali.

Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.