E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Blue border”, arrestohet polici Shela, i kërkoi 100 euro për të kaluar kufirin
Lajme

“Blue border”, arrestohet polici Shela, i kërkoi 100 euro për të kaluar kufirin

Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka arrestuar një punonjës të policisë kufitare të Vlorës të akuzuar për korrupsion pasiv.

Operacioni është koduar “Blue border” (kufiri blu) dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Operacioni nisi në bazë të informacioneve të marra më herët dhe u zhvillua me “metoda speciale”.

Në pranga ka rënë Bledar Shela, 39 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlorë.

Ai dyshohet se i kërkoi 100 euro një shtetasi për ta lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk përmbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë ne zonën Shengen.

Gjatë arrestimit në flagrancë, policit iu gjet dhe iu sekuestrua 100-euroshi i dhënë nga emigranti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.