E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blushi tallet  me Ballën: Kandidaturat e presidentit ‘të papërshtatshme’, pasi nuk janë të dënuar për trafik droge, prostitucioni apo vjedhje banesash
Politikë

Blushi tallet  me Ballën: Kandidaturat e presidentit ‘të papërshtatshme’, pasi nuk janë të dënuar për trafik droge, prostitucioni apo vjedhje banesash

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, bëri pak minuta më parë bëri një status ironik ndaj kreut të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, duket se i ka pëlqyer edhe vetë kreut të shtetit.

Ky i fundit ka shpërndarë postimin e Blushit për të treguar se është në një mendje me këshilltarin e tij mediatik.

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.

Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”, shkruante pak më herët zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi.

Image

Gjithçka lidhet me refuzimin që Parlamenti i bëri sot kandidaturës së Petraq Milos, i propozuar nga presidenti Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas socialistëve, kandidaturat e propozuara nga presidenti Meta janë të papërshtatshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.