Bora shkakton probleme me energjinë elektrike në disa zona
Kohët e fundit në veri të vendit kanë filluar reshjet e borës. Por bira ka sjellë edhe probleme me energjinë në disa zona të thella. Në Bulqizë reshjet janë shoqëruar me erë të fortë dhe ngrica. Bora ka sjellë probleme në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, por jo vetëm. I gjithë rrethi i Bulqizës mbeti pa energji, ndërsa nis mirëmbajtja e rrugëve nacionale.
Në 24 orët e fundit bora ka zbardhur të gjithë bashkinë e Pukës, ku në disa fshatra ka arritur deri në mbi 30 centimetër, ndërsa në qytet bashkia ka bërë pastrimin e rrugëve.
Edhe në zonat turistike të Thethit, Vermoshit dhe Lepushës, ka reshje të konsiderueshme. Moti u përkeqësua edhe në Adriatik. Parashikohen erëra të forta detare me drejtim nga jugperëndimi që do të vështirësojnë lëvizjet këtë fundviti.
Kapiteneria e portit detar të Durrësit, bën të ditur se të hënën dhe të martën, forca e detit pritet të arrijë 7-8 ballë. Kapiteneria ka njoftuar anijet për situatën në vazhdim duke kërkuar shmangien e lundrimeve për anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, deri në ndryshimin e kushteve atmosferike në det të hapur, si dhe marrjen e masave të sigurisë për mjetet lundruese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



