E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Borchardt ikën nga Shqipëria
Publik News

Borchardt ikën nga Shqipëria

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard është larguar  mesditën e sotme nga Tirana. Siç e shihni dhe nga fotot ai shfaqet në aeroportin e Rinasit, për të marrë avionin.

Një ditë më parë, kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shpallur “non grata” Ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt. Sipas presidentit, Borchardt nuk është më i mirëpritur në Presidencë, për dy arsye. E para, sepse drejtuesi i zyrës së OSBE në Shqipëri, vuri në diskutim, Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe arsyeja e dytë, sepse fyeu publikisht qytetarët shqiptar me gjeste të pahijshme.

Dokumenti ku Meta i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Presencës së OSBE në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë është bërë publik nga mediet.  Më herët ka qenë kryedemokrati Basha, ai që refuzoi publikisht  t’i jepte dorën ambasadorit Borchardt, pas një takimi të zhvilluar në selinë e PD-së, me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Prezencës. Qëndrim ky që u pasua dhe mori formë zyrtare nga Presidenti i Republikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.