Bordi i “naftës”/ Tabaku i vërejtje Autoritetit të Konkurencës
Sot në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet për raportin vjetor të Autoritetit të Konkurencës.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur për çmimet e brodit duke thënë se është e paprecdentë që bizneset të ulen në tryezë me shtetin dhe të vendosin për çmimet.
Tabaku tha se si në tregun e karburanteve dhe ushqimeve, rritja e çmimeve ka qenë me dakordësi të shtetit dhe kompanive që kanë marrë pjesë e në dëm të interesit publik.
Ndër të tjera i është drejtuar drejtuesit të autoritetit nëse nga hera e fundit që ka raportuar ka patur ndonjë konflikt interesi.
“Nga hera e fundit që keni raportuar, keni pasur ndonjë konflikt interesi? Operatorët në marrëveshje me njëri-tjetrin konkurrojnë për të mbushur vendin, konkurrojnë pa dokumenta, në rastin më të madh në fondin e tyre limit. Jam e interesuar për deklaratën për kapjen e shtetit me ligjbërje. Është akuzë e madhe për këtë mazhorancë. Presupozimi se në këtë parlament vijnë ligje të sponsorizuara nga biznese të caktuara është shqetësim që e kam ngritur vazhdimisht.
Për Bordin e Karburanteve, është e paprecedentë që bizneset të ulen në një tryezë me shtetin e të vendosin çmime. Nuk është në interes të qytetarëve. Unë ndjej shqetësim dhe keqardhje edhe për deklaratën e Ministres së Financave për fiskalizimin. Nëse vjen përfaqësuesi i shteti e na gënjen dhe nuk flet në të mirë të interesit publik. Si në tregun e karburanteve dhe ushqimeve, rritja e çmimeve ka qenë me dakordësi të shtetit dhe kompanive që kanë marrë pjesë e në dëm të interesit publik”, tha Tabaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



