Borë e dendur në Rrugën e Kombit, ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Bora e dendur që po bie ka krijuar probleme në qarkullim në Rrugën e Kombit. Një trajler ka ngecur dhe si rrjedhojë është bllokuar njëra korsi lëvizëse në autostradë.
Mesohet se bora dhe krijimi i shtresës së akullit ka bërë që mjetet e tonazhit të rëndë të lëvizin me vështirësi me 20 km në orë.
Problemet hasen në segmentin Fan-Kolsh, në një gjatësi prej afro 30 kilometrash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



