Boris Johnson del nga trajtimi intensiv
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka lënë trajtimin intensiv teksa gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.
Lajmin e bën me dije zëdhënësja e kryeministrit britanik. “Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga trajtimi intensiv në repart, ku do të monitorohet nga afër përgjatë gjithë fazës së shërimit të tij”.
“Boris Johnson është në gjendje tepër të mirë shpirtërore”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të kryeiministrit.
Më herët sot në mëngjes, mjekët njoftuan se Johnson po përgjigjej pozitivisht ndaj trajtimit dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar. Ai është duke qëndruar në Spitalin St Thomas prej së hënës në mbrëmje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



