Borisov-Partizani pjesa e parë pa gola
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën Bate Borisov-Partizani, e vlefshme për turin e parë në Champions League, e cila transmetohet në MCN TV.
Dominim absolut nga të kuqtë, në 45 minutat e para, që iu afruan golit në disa raste, por pa sukses.
Mba me tre raste dhe Murataj me një gjuajtje-kros, rrezikuan portën kundërshtare, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.
Pritet një pjesë e dytë emocionuese, me Partizanin që do të kërkojë me çdo kusht golin e avantazhit, për të shpresuar më pas te kualifikimi. Sfida e parë në Shqipëri u mbyll në barazim 1-1.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



