Borrell nis ditën në Tiranë/ “Historike, Shqipëria angazhim të qartë për anëtarësimin në BE”
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë pasi do të marrë pjesë dhe në Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Borrell shprehet se kjo është ditë historike dhe se angazhimi i Shqipërisë për anëtarësimin në BE është shumë i qartë.
“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin Edi Rama – historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme”, shkroi Borrell./CNA.al


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


