E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bosët e krimit në kërkim, investojnë mbi 1 miliardë dollarë
Lajme

Bosët e krimit në kërkim, investojnë mbi 1 miliardë dollarë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dubai është kthyer në një parajsë penale dhe fiskale, ku ndodhen bosët e mëdhenj të trafikut të kokainës.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai ka thënë se vetëm shqiptarët kanë investuar në Dubai së paku 1 miliard dollarë.

“Ata që ndodhen në Ekuador, s’janë bosët, bosët janë në Dubai. Ofron parajsë penale, janë të paekstradueshëm, një parajsë fiskale, sepse autoritetet s’duan t’ia dinë fare ku i ke gjetur paratë, investoi aty, dhe mos u ngatërro me çështjet e terrorizmin. Ata që janë në Ekuador janë emisarët e atyre që shesin në Europë. Edhe ata të Shqipërisë që janë në kërkim, janë atje. Në Dubai nuk ekstradohet askush. Dubai është fenomen botëror, një problem botëror, ke pushtetarë të korruptuar nga e gjithë bota. Dubai s’prodhon asgjë, ka vetëm ujë dhe shkretëtirë. Vetëm shqiptarët kanë investuar minimalisht 1 miliardë dollarë, por kam frikë se janë shumë më tepër se kaq. Në Shqipëri sot ka dy lloj parash të pista, paraja që del nga korrupsioni që shkon në offshore, dhe ajo që vjen nga narkotrafiku”, është shprehur Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.