Boshatiset pallati i rrezikuar në Gjirokastër, natën do ruhet me policë
Një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër është boshatisur pas rrezikut të shembjes nga rrëshqitja e dherave.
21 familje të pallatit shtatë katësh i janë bindur urdhrit për të braktisur shtëpitë dhe kanë shkuar të kalojnë natën te të afërmit apo në konviktin e shkollës pedagogjike.
Gjatë natës, pallati i goditur nga një masiv dherash do të ruhet nga forcat e policisë.
Situata nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave është e rëndë në qarkun e Gjirokastrës, ndaj kryebashkiakja Zamira Rami i ka kërkuar qeverisë të shpallë gjendjen emergjente në këtë zonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



