BOSHATISET TIRANA ZYRTARE, “KOKAT” E QEVERISË “MËSYJNË” NËPËR EVROPË
Nëse keni parë më pak eskorta të qarkullojnë këto ditë nëpër Tiranë, mos u shqetësoni! “Ata” janë mirë…
E kemi fjalën për zyrtarët e qeverisë Rama 2 të cilët janë shpërndarë nëpër Europë, shkruan newsbomb.al.
Kështu, shefi i qeverisë, Edi Rama bashkë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ndodhen në Bruksel nga ku po kërkojnë çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe zëvendësja e tij Romina Kuko gjithashtu nuk ndodhen në Shqipëri. Xhafaj e Kuko po zhvilllojnë takime të nivelit të lartë në Gjermani ndërsa edhe ministri më punëtor i Ramës Niko Peleshi “ia ka mbathur” në Hollandë. Pandeli Majko gjithashtu, pas fjalimit të bujshëm në Kuvend, iku në Britani.
Rama ka lënë këtu si përfaqësuese dinjitoze zëvendësen e tij Senida Mesi e cila ditën e djeshme veshi një palë çizme për ta parë më në fund, pas shumë thirrjeve nga kryebashkiakja Voltana Ademi, nga afër Shkodrën e përmbytur.
Mesi nuk pranon që nuk pranon të shpallë emergjencën në Shkodër, pavarësisht se qarku noton në ujë dhe është paralajmëruar përkeqësim i situatës.
E ndërsa, “kokat” e qeverisë vazhdojnë takimet e tyre nëpër Europë, ne s’na mbetet gjë tjetër veçse të lutemi mos keqësohet moti, derisa “ata” të duken sërish me çizmet e fotografët e tyre profesionistë për foto me sa më shumë cilësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



