Braçe rebelohet, kërkon shkarkimin e presidentit Meta
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kerkuar qe presidenti Ilir Meta të shkarkohet.
Në një postim në rrjetet sociale Braçe ka shkruar se nëse nuk nisin procedurat e shkarkimit të presidentit të Monës për shkeljen e Kushtetutës, ai do shqyrtoj seriozisht largimin nga PS.
“Ore përse çuditeni nga mosdekretimi i ministrit të ri nga presidenti (jo imi) Ilir Floriri! Dhe mirë të na bëhêt! Prandaj nuk e mori kurre voten time!Propozim grupit parlamentar të PS: Nëse nuk nisin procedurat e shkarkimit të presidentit të Monës për shkeljen e kushtetutes që po bën , unë do shqyrtoj seriozisht largimin nga PS.Ilir Meta duhet të shkarkohet, pikë”, shkruan Erion Brace.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



