E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe ‘shpartallon’ ministrat: Largohuni nëse s’dini të përdorni paratë
Lajme

Braçe ‘shpartallon’ ministrat: Largohuni nëse s’dini të përdorni paratë

Projektligji për marrëveshjen fiskale ka ndezur debat mbi transparencën e listës së bizneseve që përfitojnë, teksa deputeti socialist Erion Braçe ka folur për buxhetin, pensionet dhe performancën e ministrave të kabinetit Rama.

Braçe deklaroi se, megjithëse buxheti i shtetit është i ndërtuar mirë dhe me suficit primar, çështja e pensioneve mbetet një “turp kombëtar” që kërkon reformë urgjente.

Braçe u shpreh:

“Buxheti është ndërtuar mirë. Investimet janë më të mëdha se deficiti dhe jemi në një suficit të lehtë primar. Por çështja e pensioneve bën me turp cilindo. Më vjen mirë që ka kthjelltësi buxheti dhe qeveria, por duhet reformë e plotë e skemës së pensioneve. Duhet bërë në vitin e parë të mandatit pas zgjedhjeve.”

Ai kritikoi edhe paketën fiskale, duke thënë se ligji për TVSH “duhet përmbysur totalisht”, pasi aktualisht penalizon fermerët:

“Një bujk nuk kompensohet nëse shet te një biznes i vogël. Nëse shet në treg publik, prapë nuk kompensohet. Duhet ta çojë te një grumbullues. Fitues duhet të jenë të gjithë ata që regjistrohen në tatime.”

Braçe ‘i rreptë’ me ministrat: “450 milionë euro i latë pa përdorur! S’keni të drejtë të rrini në detyrë!”

Deputeti socialist lëshoi akuza të rënda në “Top Story” edhe ndaj ministrave, duke thënë se qeveria ka dy vite që lë qindra milionë euro të papërdorura nga buxheti.

“Vitin që shkoi lamë 450 milionë euro pa përdorur. Janë mbi 1 miliard euro që duhen shpenzuar për 2 muaj. Ai ministër, ai zv.ministër apo zbatues buxheti që nuk përdor paratë, nuk mund të rrijë në atë vend. Arsyeja e parë pse duhet larguar një ministër është që nuk përdor paratë publike.”

Ai theksoi se situata prek drejtpërdrejt familjet në nevojë, sidomos ato me fëmijë me spektrin autik:

“Mendoj nënat që kanë fëmijë në spektrin autik. Duhet të mbulohen minimalisht sigurimet. Jam në mes të Tiranës dhe kam nevojë për infrastrukturë në spitale, kopshte e çerdhe. Shqetësimi im është i thjeshtë: duhen shpenzuar paratë publike.”

Deklaratat e Braçes pritet të shkaktojnë debat të ri brenda mazhorancës, sidomos për akuzat drejtuar ministrave për mosshfrytëzim të fondeve publike dhe thirrjet për reformë të thellë të skemës së pensioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.