E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe shpërthen pas krimit në Fier: Si ka mundësi që ishte i lirë?
Lajme

Braçe shpërthen pas krimit në Fier: Si ka mundësi që ishte i lirë?

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas krimit të rëndë që tronditi Fierin mbrëmjen e të premtes, ku 31-vjeçari Elton Metaj ekzekutoi me armë zjarri ish-gruan e tij Sabrina Bengaj, vetëm 23 vjeçe.

Braçe e quan autorin e krimit “nje kafshe burre”, që la jetime një vajzë të vogël 3 vjeçare të çiftit pa nënë.

Ndërkohë gishtin e akuzës e ngre edhe mbi drejtësinë shqiptare.

“A ka mundesi te di une, meqe jam edhe ca dite medemek zevendes udheheqes,
se si ka mundesi qe nje si ky burri vrases, i arrestuar nje vit me pare per pengmarrje ne te njejten shtepi e te se njejtes grua, ne nje operacion te komplikuar dhe nga RENEA, ESHTE I LIRE DHE JO NE BURG dhe vret gruan qe nje vit me pare e mori peng??!! A ka ndonje prokuror e gjyqtar qe ma spjegon kete?”, shkruan Braçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.