E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe sulmon presidentin e Dinamos për qesen me para: La nam!
Lajme

Braçe sulmon presidentin e Dinamos për qesen me para: La nam!

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, është kthyer në qendër të vëmendjes pas një videoje të publikuar nga dhomat e zhveshjes, ku shfaqet duke nxjerrë një qese me para përpara lojtarëve, pas fitores 4-0 ndaj Auda-s.

Fitorja historike e dërgoi Dinamon për herë të parë në “play-off”-in e Conference League, ndërsa pamjet nga festa e ekipit morën përmasa ndërkombëtare, duke u shpërndarë në rrjetet sociale dhe në media jashtë Shqipërisë.

Një reagim të ashpër për këtë episod ka bërë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ai e ka cilësuar veprimin e presidentit të Dinamos si një mënyrë që “i lë nam” Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht te fakti që paratë shfaqen në një qese të zezë.

Braçe ngre gjithashtu çështjen e mënyrës së financimit të sportit dhe rikthen në vëmendje debatin për një ligj të ri mbi sponsorizimin e klubeve sportive, veçanërisht atyre të futbollit.

Reagimi i Braçes:

Shiheni videon; Kjo është të lësh nam nga Shqipëria në Argjentinë. E kthim-me para në qese të zeza në dorë. Diario.Ole është media në Argjentinë dhe po xhiron në gjithë botën këto pamje shqiptare! Dëgjoni; Unë kam qenë për shumë gjatë kundër një ligji për sponsorizimin, me fokus sportin e posaçërisht futbollin.

Nisur nga realiteti i parave në qese të zeza që qarkullojnë në sport, posaçërisht futboll. Këto pamje më provojnë që kam pasur të drejtë, por edhe që ministrat e financave që kanë kundërshtuar kishin të drejtë.

Për shkak se jam tifoz futbolli-e dinë të gjithë këtë, duke parë nga afër vështirësitë financiare të klubeve të futbollit të cilat shkojnë drejt rrënimit, jo drejt zhvillimit, duke parë që sukseset e ekipit kombëtar nuk po e ndihmojnë futbollin në çdo nivel, vjet në nëntor propozova një ligj për sponsorizimin e sportit!

Ndryshova qëndrim, poooooo! Ministri i Financave jo! Pas këtyre pamjeve, realisht nuk di a t’i mbush mendjen ministrit të Financave për ta pranuar atë ligj;

Thelbi i tij është që një pjesë nga fitimet e çdo kompanie t’i shkojnë sportit, por në rrugë të ligjshme e në bilance transparente e të pastra të sportit;

Jo në qese të zeza e duke ia hedhur surratit lojtarëve, mu si ata të dehurit nëpër dasma apo ambiente tallavaje! Nuk ndodh k?rkund tjetër kjo! Sinqerisht, unë nuk e di ç’bën në jetën tjetër presidenti i Dinamos, pra përtej futbollit, nuk më intereson fare;

Por shpresoj të mos merret me ekonomi, ndryshe do të vendosë në vështirësi të madhe organet ligjzbatuese në fushën fiskale.

Në fund, kam një pyetje për FSHF-në: Funksionon tek ju si institucion që organizon garat në futboll, UEFA Financial Fair Play?!

Ky me qese të zeza nuk është i tillë, as për garat kombëtare e as për garat ndërkombëtare, siç kjo e UEFA-s në video!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.