E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe tha se ka blerë shtëpi 500,000 euro në Palasë, reagon Basha: Do të më baltosi mua, e kam deklaruar pasurinë që në 2005
Publik News

Braçe tha se ka blerë shtëpi 500,000 euro në Palasë, reagon Basha: Do të më baltosi mua, e kam deklaruar pasurinë që në 2005

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 euro. Basha i quajti akuzat “fushatë për baltosjen e tij” dhe paralajmëroi se do të bëjë padi penale dhe për Braçen, për shpifje.

“Këta s’kanë përgjigje për këtë plan (i referohet planit me 5 pika të PD) dhe për të justifikuar paratë që do shkonin për familjet që s’kanë të ardhura, shpifin. Erionin (i referohet Veliajt) e kam çuar për shpifje për ndjekje penale. Por meqë është dhe ky i dyti, do e çoj dhe këtë për ndjekje penale për shpifje”, tha Basha në një lidhje direkte me gazetarin Enkel Demi.

Sipas kryedemokratit, ai e ka deklaruar pasurinë që në vitin 2005 dhe çdo gjë është publike, ndaj ftoi kryeministrin Rama që t’i hetojë pasuritë e tij sepse policinë dhe prokurorinë e ka vetë.

“Pasuria ime është e deklaruar që në vitin 2005. E gjitha është një fushatë që ka për qëllim baltosjen time për të më penguar në mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Të ardhurat e mia dhe pasuria ime kanë qenë të deklaruara që në vitin 2005. Kanë polici e prokuori, aty i kanë le ti hetojnë”, përmbylli ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.