E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe thumbon hapur Ramën: Historia e partisë nuk nis me ju!
Lajme

Braçe thumbon hapur Ramën: Historia e partisë nuk nis me ju!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në 30-vjetorin e zgjedhjeve të 26 majit 1996, duke kritikuar drejtuesit aktualë të Partisë Socialiste për heshtjen ndaj një prej episodeve më të errëta të historisë politike në vend.

Në një reagim publik, Braçe ngre shqetësimin se kjo datë, e lidhur me dhunë dhe manipulime zgjedhore, po lihet në harresë nga ata që sot drejtojnë partinë. Ai bën një dallim të qartë mes bazës socialiste dhe lidershipit aktual, duke theksuar se socialistët e thjeshtë nuk e kanë harruar 26 majin, ndërsa drejtuesit, sipas tij, po sillen sikur kjo ngjarje nuk ka ekzistuar.

Deputeti kujton se shumë nga figurat që sot janë në krye të politikës kanë ndërtuar karrierën e tyre mbi sakrificat dhe përplasjet e asaj periudhe, duke e bërë edhe më të rëndë, sipas tij, mungesën e reflektimit publik.

Braçe ndalet edhe te përvoja e tij personale politike, duke theksuar se është zgjedhur për herë të parë deputet pikërisht në zgjedhjet e 26 majit 1996. Ai shprehet se ka mundur të sigurojë procesverbalet e asaj kohe, të cilat, sipas tij, dëshmojnë qartë manipulimin dhe dhunën zgjedhore.

Ky reagim shihet edhe si një mesazh politik ndaj drejtimit aktual të selisë rozë, në një kohë kur Erion Braçe ka artikuluar publikisht ambicie për Tiranën.

Reagimi i plotë i Erion Braçe:

“26 MAJ 1996-26 MAJ 2026

30 VITE NGA ZGJEDHJET ME TE DHUNSHME,

ME TE PERGJAKSHME, NE HISTORINE E RE TE SHQIPERISE!

UDHEHEQESIT SOCIALISTE HARROJNE, SOCIALISTET JO!
Per te gjithe ata qe ne 26 Maj nuk kishin lindur, padija eshte e mirekuptuar. Por secili duhet te kuptoje se qendresa e burrave e grave te 26 Majit, ndryshoi rrjedhen e historise ne kete vend, pershpejtoi rrezimin e nje regjimi KRIMINAL qe po vidhte dhe vriste. Per te gjithe ata qe ne 26 Maj ishin te mitur, pane prinderit e tyre te masakroheshin pasi ju kishin marre gjithcka, perfshi punen dhe sot drejtojne, harresa eshte e pafalshme. Por secili prej tyre duhet te kuptoje qe historia e Partise Socialiste nuk nis me ta. Per gjithe te tjeret qe e dine ceshte 26 Maji, e kane jetuar, kane mesuar per te por nuk e kane provuar, harresa nuk eshte politike. Secili prej tyre duhet te kuptoj se eshte gjaku i socialisteve, popullit te majte te masakruar ne 26 Maj ne mes; gjaku nuk eshte uje, nuk behet uje, nuk shuhet me uje, nuk falet!

SOT, UNE BEJ 30 VITE I ZGJEDHUR, ME VOTE TE SOCIALISTEVE, TE MAJTEVE, TE NJEREZVE QE KANE BESUAR NE NENTE PALE ZGJEDHJE!
Kam kerkuar disa here ne 30 vite procesverbalet e zgjedhjeve te 26 Majit; me ne fund i gjeta; Une u zgjodha per here te pare ne keto zgjedhje, keto proces verbale hartuar pas dhunes barbare e masakres elektorale e deshmojne.

Jane te gjithe njesoj-tregojne se kane votuar 95, 96 deri ne 100% te listes se votuesve; jane te korrigjuar dhe deshmojne masakren dhe pas masakren; dy kohe, ne te paren une isha humbes, ne te dyten isha fitues-groteske por me gjak.

Nga Qershori i 1997tes, ne 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, tete here rresht une jam paraqitur ne zgjedhje, jam zgjedhur me vote te socialisteve, te majteve e njerezve qe kane besuar; kam qendruar e jam munduar te bej punen, me peshkushtim e besnikeri ndaj ketyre njerezve ne Polican, BERAT, Kucove, Ure, Divjake, Lushnje FIER; kete pu bej edhe ne TIRANE; JAM ENDE NE BORXH ME SECILIN VOTUES, SOCIALIST E JO VETEM, KESHTU DO JETE GJITHE JETEN!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.