Braçe vlerëson Rudina Hajdarin: Një njeri i fortë që beson në parime!
Zv. kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar në maksimum qëndrimin e deputetes Rudina Hajdari ditën e sotme në Kuvend, e cila e nisi fjalën me shkarkimin e nënës së saj duke thënë se e mbështet reformën në drejtësi pavarësisht se kjo reformë, sot i shkarkoi të ëmën gjyqtare, Fatmira Hajdarin.
Braçe përmes një reagimi në rrjete sociale, shkruan se sot ka njohur anën e fortë të Hajdarit, të qenit parimore, përtej interesit të çastit, personal, familjar.
“Por sot njoha një anë të forte të saj; Te qenit parimore, përtej interesit te çastit, personal, familjar! Nuk është e thjeshte të mbash një qëndrim të tille; ndaj nuk e keni pare kurrë deri tani ne Kuvend!
Nje njeri i fortë që beson në parime mundet të bëjë këtë! E cmoj Rudinën për këtë; Por ja qe sot dëshmoi forcën e saj; Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në piken e dobët, nënën”, shkruan mes të tjerash Braçe.
Shkruan Erion Braçe: Une nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj te ndjere ndanim Kuvendin ajo ishte e vogel;
Kur ai nuk ishte me e une vijova ne Kuvend, ajo ndiqte rrugen e saj te edukimit dhe jetes ne SHBA. Ndajme ideologji te ndryshme, nuk mendojme njesoj, jemi kundershtare per kete!
Por sot njoha nje ane te forte te saj; Te qenit parimore, pertej intetesit te castit, personal, familjar!
Nuk eshte e thjeshte te mbash nje qendrim te tille; ndaj nuk e keni pare kurre deri tani ne kuvend!
Nje njeri i forte qe beson ne parime mundet te bej kete!
E cmoj Rudinen per kete; Kur per kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht.
Por ja qe sot deshmoi forcen e saj;Mposhti gjithe llumin burreror qe e luftoi personalisht, ne piken e dobet, nenen!
I mundi perseri! Eshte drejtësia qe te ben te forte; Drejtësia frymezon!
Drejtesia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e paster, eshte me shume se cdo gje, eshte ngjitese me besoni!
Prej themelimit te shtetit shqiptar, cdo rregjim beri drejtesine politike e te korruptuar te udheheqesit, kurre drejtesine e barabarte per te gjithe!
Tani eshte koha per drejtësinë e re! 100 vite shkuan pa te; Ky eshte shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre!”, shkruan Braçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



