E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brahimaj  lejon evazionin në qebabtoret e Veliajt në qendër
Lajme

Brahimaj lejon evazionin në qebabtoret e Veliajt në qendër

Është ende një mister se përse në krye të financave është një person kaq i paaftë dhe jo kompetent saç është Delina Ibrahimaj.

Megjithatë siç dihet, në Shqipëri askush nuk të vlerëson për aftësinë por për faktin se sa mirë ia lëpin shefit sahanin, siç thotë populli.

Delina Ibrahimaj është një rast i vërtetë studimor për të kuptuar se çfarë do të thotë paaftësi.

Kështu ministrja në fjalë nuk lë konferencë pa dalë në media se gjoja po lufton evazionin fiskal dhe ekonominë informale.

Por a është realiteti i tillë? A po e lufton zonja në fjalë informalitetin siç duhet, apo thjesht e ka fjalën për vartësit e saj që dalin si gangstera pabuksë për të shantazhuar bizneset e vogla e për të kapur ndonjë rryshfet për festat e fundvitit?

Përgjigjen ia jep populli i cili ka dërguar në redaksinë tonë faturat jo të rregullta dhe sigurisht jo fiskale që kioskat dhe qebabtoret e Veliajt u japin klientëve tek Sheshi Skënderbej.

Jo vetëm që faturat janë të parregullta nga ana ligjore dhe tatimore por gjithashtu ka edhe një abuzim me çmimet. Mjafton të shikoni faturën që ka dërguar qytetari.

Bëhet fjalë për “Ferma 100” në pronësi të kunatit të Sajmir Tahirit, “shokut” të partisë të ministres Ibrahimi.

Ky fakt konkret hedh poshtë gjithë propagandën e Delinës se gjoja fiskalizimi është një sukses dhe nga ana tjetër vërteton se informaliteti dhe evazioni fiskal bëhet mu në hundën e të gjithëve në mes të Sheshit Skënderbej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.