E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brahimllari flet për dorëheqjen: Kryemadhi nuk është pjesë e lidershipit
Lajme

Brahimllari flet për dorëheqjen: Kryemadhi nuk është pjesë e lidershipit

Endrit Brahimllari i ftuar në emisionin “Breaking” ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes nga funksioni i nën Kryetarit të Partisë së Lirisë.

‘Jam dorëhequr për çështje të brendshme organizate. Do të jemi anëtar i kësaj partie se aty kam të gjithë angazhimin tim, kam një rrugëtim shumë të gjatë.Ilir Meta nuk ma ka kërkuar dorëheqjen, kam bërë unë disa hapa pas, që nëse doni të organizoni partinë mos të krijoni armiq të brendshëm imagjinarë, do të shkojmë në konventë me dy teza kryesore. Nuk ka përplasje të brendshme. Monika Kryemadhi nuk është pjesë e lidershipit. Unë ndihem krenar sepse nuk und ta eleminoj historinë. Unë nuk jam për të manipuluar historinë.’, tha ai.

I pyetur më tej nëse e bën Ilir Meta këtë, ai tha;

‘Unë se di çfarë do të bëjë ilir Meta. Ka qenë shumë korrekt me strukturat, organizimin, ka propozuar një platformë, është diskutuar edhe në 2016, nuk jam gjë kundër kësaj platforme. Jam krenar që është prezantuar Erisa zv. presidente. Nëse ka bërë një gabim një nga bashkëpunëtorët e mi në kohë të vështira, unë mendoj që më i rëndësishëm është një anëtar i PL se sa Edi Rama apo Veliaj. Unë kam mendim tjetër për SPAK që ka prokurorë të ndershëm që luftojnë krimin e organizuar.’, u shpreh Brahimllari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.