E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braho sfidon rivalët, shpalos planin për drejtimin e SPAK-ut
Flash

Braho sfidon rivalët, shpalos planin për drejtimin e SPAK-ut

Klodian Braho, një nga kandidatët në garë për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka prezantuar sot platformën e tij, duke renditur objektivat dhe reformat që synon të zbatojë nëse do të marrë drejtimin e institucionit.

Gjatë fjalës së tij, Braho u fokusua te garantimi i pavarësisë së prokurorëve, forcimi i strukturës dhe krijimi i mekanizmave të rinj për analizën e informacionit.

“Nëse do të jem drejtues, do të marr masat për ndjekjen e strategjive aktuale. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale, garantoj zbatimin e parimit të barazisë. Do të kryej veprimet e nevojshme për të mbrojtur pavarësinë e prokurorëve të posaçëm dhe do t’i mbështes ata në ushtrimin e detyrës. Në rast ngarkese do të krijojmë grupe hetimore, pasi vendimet e prokurorëve nuk janë personale, por qëndrime të institucionit,” u shpreh Braho.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për ngritjen e një sektori të specializuar në analizën e informacionit, duke u përshtatur me praktikat e vendeve të tjera europiane.

Profili i Klodian Brahos

  • Datëlindja: 21 korrik 1982, Skrapar

  • Arsimi:

    • 2000–2004: Fakulteti i Drejtësisë

    • 2005–2008: Shkolla e Magjistraturës

  • Emërimi në sistem: 14 nëntor 2007

Karriera profesionale

  • 2007–2012: Prokuror pranë Prokurorisë së Beratit

  • 2012–2015: Prokuror në Prokurorinë e Vlorës

  • 2014–2015: Zëvendësdrejtues i Prokurorisë së Vlorës

  • 2015–2019: Prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

  • 2019–aktualisht: Prokuror në SPAK

Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, Braho konsiderohet një nga emrat kryesorë në garën për drejtimin e SPAK, në një moment ku institucioni gjendet në një fazë të rëndësishme për vazhdimësinë e hetimeve të bujshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.