E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braimllari: Protesta ishte madhështore
Lajme

Braimllari: Protesta ishte madhështore

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari është shprehur për “Fax News” se  protesta e sotme e opozitës ishte madhështore dhe se kanë një mbështetje mbarëkombëtare nga qytetarët.

“LSI  asnjëherë nuk e konsideron një person numër, por me thënë të drejtën në politikë forca, mbështetja e kauzës tregohet me përkrahje. Sot ka pasur një mbështjetje mbarëkomëbëtare, nuk kishin kur të rrinin njerëzit dhe po të vinin të tjerët do të rrinin nëpër degëzime apo kryqëzime sesi sheshi ka qenë totalisht i mbushuar, ka pasur pjesëmarrje masive, përkrahaja ka qenë qytetare. Qytetarët kanë qenë të zhgënjyer nga Edi Rama. Zgjedhjet u deformuan pasi u hodhën lekë të pista, solli në qeveri një qeveri që erdhi me lekët e drogës.”, u shpreh Braimllari.

Intervista:

Braimllari:Ka nga ana tjetër të rinj dhe të reja që largohen  nga vendi dhe kthehen  emigrantë në vende të ndryshme duke humbur shpresën dhe besimin  se ky vend mund të bëhet. Ka një fat shumë të dhimbshëm për shqiptarët. I vetmi emigrant që është ktheyr në Shqipëri është vëllai i kryeministrit dhe ai është kthyer për të menaxhuar punët e tij.  Pra Edi Rama kjo qeveri kriminale dhe kjo qeveri e varfërisë, e ka ktheyer Shqipërinë në ditët e saj më të  zeza.

 Gazetarja: A ishte i kënaqshëm rezultati për këtë bashkim?

Braimllari:  “LSI  asnjëherë nuk e konsideron një person numër, por me thënë të drejtën në politikë forca, mbështetja e kauzës tregohet me përkrahje. Sot ka pasur një mbështjetje mbarëkomëbëtare, nuk kishin kur të rrinin njerëzit dhe po të vinin të tjerët do të rrinin nëpër degëzime apo kryqëzime sesi sheshi ka qenë totalisht i mbushuar, ka pasur pjesëmarrje masive, përkrahaja ka qenë qytetare. Qytetarët kanë qenë të zhgënjyer nga Edi Rama. Zgjedhjet u deformuan pasi u hodhën lekë të pista, solli në qeveri një qeveri që erdhi me lekët e drogës.”, u shpreh Braimllari.  Kemi bërë takimin anembanë vendi para se të vinim në këtë protestë madhëshore. Ne kemi ndjerë kudo zhgënjimine njërëzve, dhe kemi parë realitetin.  vijon (J.V/Faxweb)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.