Brataj jep shifrat: Ja sa është numri i të prekurve me Covid që trajtohen në shtëpi, problemet me frymëmarrjen simptomë e fortë
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për situatën e Covid në vendin tonë dhe bën me dije se rreth 1500-1600 persona të prekur, trajtohen në shtëpi.
Ndërkaq ai tha se shumë persona duan të trajtohen në shtëpi, por ata që kanë simptoma të forta, si problemet me frymëmarrjen, duhet të dërgohen në spital.
Më tej Brataj shtoi se hapja e shkollave kërkon rregulla të reja.
“Hapja e shkollave kërkon rregulla të reja. Përhapja e shkollave në Covid është e ulët. Mbetet për tu parë si të vijojë situata në vjeshtë.
Nëse nuk respekton biznesmeni une si qytetar pastaj se bej. Ajo rritje që filloi nga fundi i korrikut ka të njëjtin trend. 500-600 thirrje në ditë. 3450 aktivë. 117 në spital. Te 40% që nuk kanë simptonë. Rreth 1500-1600 të prekur nga covid trajtohen në banesë
Kur nuk mbushesh dot me frymë i drejtohemi spitalit, nuk lejohen të trajtohen në shtëpi. Mungesa e frymëmarrjes simptomë e fortë. Shumë persona duhet të trajtohen në shtëpi”, tha Brataj për news 24.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



