Brataj tregon se kur mbyllen shkollat: Spitalet rajonalë hapen vetëm nëse ezaurohet Covid 4
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se spitalet rajonale do të hapen vetëm nëse ezaurohen kapacitetet e spitalit COVID 4.
Në një intervistë për Report Tv, Brataj tha se masat do të merren në varësi të situatës.
Përsa i përket mbylljes së shkollave, ai tha se ato mund të mbyllen vetëm nëse vendi shkon në izolim të plotë.
“Është thënë disa herë që masat fillojnë nga ato më të lehta deri tek më të ashpra. A funksionojnë këto masa? Ashpërsimi i tyre do të ishte më efektiv për ndalimin e virusit. Por nëse do të mbyllim shkollat, atëherë fëmijët do të dalin jashtë nëpër lulishte. Nëse do të kemi një izolim total do frenohej përhapja e virusit. Ndaj nuk e mbyll mundësinë e infeksionit. Mendoj se me ardhjen e festave të fundvitit, njëfarë mase do kontrollojë infeksionin” – tha Brataj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



