E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Breçani”,  fiton tender 830 milionë lekë  nga burgu, për të ruajtur zyrat dhe vlerat monetare të Ujësjellësit të Tiranës
Lajme

“Breçani”, fiton tender 830 milionë lekë nga burgu, për të ruajtur zyrat dhe vlerat monetare të Ujësjellësit të Tiranës

Ndërkohë që ka shumë hallexhinj, korrekt me ligjin e që nuk po marrin dot as ndihmën ekonomike, “të fortët” e botës së krimit të lidhur me kupolën politike, marrin tenderë edhe nga burgu, ku janë futur për grup të strukturuar trafikimi droge e porositje vrasjesh.

Ashtu si trafikanti Lefter Lamaj, miku i Ilir Beqjes, që me urdhër të tij ka marrë 21 milionë Euro tenderë në Shëndetësi gjatë kohës së burgosjes në Itali e pas rastit të Agim Kajmakut etj.; edhe i arrestuari Erzen Breçani vazhdon merr tenderë miliona lekë megjithëse është në burg.

Më 30 nëntor 2023, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, ka publikuar njoftimin e shpalljes fituese, të kompanisë së policisë private “BREÇANI- R.O.S.P Sh.p.k” të Erzen Breçanit, i vetë-shpallur “kamikaz” i Sali Berishës dhe klient i Edi Ramës.

Policia “Breçani”, tender 830 milionë lekë për

Sipas dokumentit zyrtar të Ujësjellësit- Tiranë, policia private “Breçani” ka marrë 830 milionë lekë me TVSH, për ruajtjen e zyrave  dhe shoqërimit të vlerave monetare të kësaj kompanie shtetërore, gjatë kohës së arkëtimit dhe transportit nga drejtoria në banka e anasjelltas.

Në shkelje të ligjit për prokurimet, Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës, nuk ka përcaktuar, se për çfarë periudhe kohore do ta kryejë këtë shërbim sigurie vlerash monetare, policia private “Breçani” e të burgosurit për trafikim e pastrim parash droge.

Këtë e dinë “bejlerët” e ujësjellësit, ndërsa “Pamfleti”, referuar dokumentit, konstaton se policisë private të Erzen Breçanit, tenderi i është dhënë duke qenë vetëm ai pjesëmarrës në garë dhe me vlerë kontrate sa 99.5% e fondit limit.

Sipas ligjit për prokurimet publike, kompanive me pronarë të arrestuar  për vepra penale të trafikimit të drogës, grabitjes me dhunë, prostitucionit, krimeve financiare etj. u ndalohet marrja e fondeve shtetërore, madje edhe nëse arrestohen pas shpalljes fitues, atyre u anulohet tenderi.

Ndoshta Drejtoria e UKT apo Kryetari i Bashkisë si Drejtues i Asamblesë Ekonomike të Ujësjellësit, do ta zbatojnë këtë ligj për të anuluar tenderin me vlerë 830 milionë lekë, që i ka dhënë kompanisë së Erzen Breçanit.

Më 10 mars 2019, Shqipëria ka firmosur paktin “Anti-mafie” me SHBA-BE, për të ndërprerë dhënien e fondeve, pasurive e licencave shtetërore, kompanive me pronarë të skeduar, të arrestuar në proces hetimi dhe të dënuar për trafik droge e pastrim parash. Besojmë, se ligjin e dinë dhe shefat e SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.