Bregu tregon arsyen pse nuk ka marrë pjesë në 27-vjetorin e RD-së
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, ka treguar arsyen se përse nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar për 27-vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”.
Bregu shprehet se nuk ka pasur një ftesë për këtë ceremoni, ndryshe nga Patozi i cili e dispononte një të tillë.
“Nuk kam pasur një ftesë, prandaj nuk isha në 27-vjetorin e themelimit të gazetaës “Rilindja Demokratike”, ndërsa Patozi e kishte një të tillë. Ndoshta janë stepur nga reagimi im për festën e PD-së”,-shprehet Bregu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



