Brilant Martinaj i dyshuar dhe për vrasjen e ish-policit Reçi në Laç
Atentati i sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës i mori jetën Brilant Martinaj, trupi i pajetë i të cilit së bashku me Besmir Hoxhën u shkrumbuan brenda automjetit me të cilin udhëtonin.
Brilant Martinaj nuk është emër i panjohur për policinë pasi ai rezultonte në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi.
Brilant Martinaj ishte një prej personave të dyshuar për vrasjen që tronditi qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit të vitit të shkuar.
Asokohe, rreth orës 07:23, persona të armatosur i bënë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi, në afërsi të një bank dhe ish-polici nuk arriti t’i shpëtonte plumbave të marrë.
Në gusht të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, ishte ai që i kishte shpëtuar një atentati të mirëorganizuar teksa ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta vrisnin
Ndërkohë sa i përket vrasjes së babait të tij, policia në Laç mori në pyetje pak kohë pas ngjarjes ish-kolegun polic të tij, shtetasin Faik Martinaj
Këtij të fundit i ishte plagosur i biri dy vite para vrasjes së Reçit dhe për ngjarjen ishin të dyshuar dyshuar djemtë e 60-vjeçarit
“Me të nuk kam pasur konflikte apo probleme. Djali im ndodhet në Kosovë”, ka dëshmuar asokohe Faik Martinaj, pasi kishte konfirmuar se kishte punuar në të njëjtin Komisariat me Reçin.
Vrasja e Xhelal Reçit u filmua nga një kamerë sigurie, por pamjet nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve, të cilët mbanin në kokë kapele dhe mbulonin fytyrën me maskë anti-Covid.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala gjatë prononcimit nga mbikalimi i Fushë-Krujës ku ndodhi atentati i sotëm, zbuloi se emri i Brilant Martinaj ka qenë i dyshuar se kishte të bënte me vrasjen e ish-oficerit të policisë Xhelal Reçi
Sipas gazetares, nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi ka pasur disa vrasje që besohet se kanë qenë lidhje e Brilant Martinaj dhe kushëririt të tij të parë Ervis Martinaj, edhe ky i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



