Britania e madhe redukton kohën e karantinës
Më shumë vende të botës përfshirë edhe Britaninë, pasagjerët që hyjnë brenda territorit të vendit duhet të karantinohen për një periudhë 14 ditore me detyrim.
“Pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit, tani jemi të bindur se mund të zvogëlojmë numrin e ditëve të izolimit nga 14 në 10 ditë”, theksuan në një deklaratë të përbashkët zyrtarët kryesorë mjekësorë të katër kombeve përbërëse të Britanisë së Madhe.
Kjo është e vlefshme për të gjithë pasagjerët ose udhëtarët që hyjnë në Britani nga shtet tjetër dhe për kontaktet e një rasti pozitiv. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi të hënën, më 14 dhjetor në orën lokale dhe GMT 00:01 dhe GMT në Angli, Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që në Uells është zbatuar tashmë kjo masë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



