Britania e Madhe zbulon numrin e tankeve që do të dërgohen në Kiev kundër agresionit rus
Britania e Madhe ka vendosur që t’i ofrojë Ukrainës disa tanke, për t’u përballur me agresionin e Rusisë.
Sipas Sky News, vendimi i Britanisë për të furnizuar Ukrainën me tanke, shënon herën e parë që një vend perëndimor i ka ofruar Ukrainës tanke dhe ka të ngjarë të shihet në Moskë si një sinjal edhe për vendet e tjera.
Pra shpresohet se ky veprim do të inkurajojë aleatët e tjerë që të forcojnë ndihmën e tyre ushtarake për Kievin.
Britania do të dërgojë një skuadron prej 14 tankesh Challenger 2 në Ukrainë, për të ndihmuar në kundërshtimin e pushtimit rus “në javët e ardhshme”, thotë Doëning Street.
Do të sigurohen gjithashtu rreth 30 AS90, të cilat janë armë të mëdha, vetëlëvizëse, që operojnë me pesë gjuajtës.
Detajet u njoftuan pas një telefonate midis kryeministrit Rishi Sunak dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të shtunën.
Shpresa është që aleatët e tjerë do të ndjekin shembullin e Britanisë, veçanërisht Gjermania, duke zhbllokuar tankun Leopard 2, i cili u prodhua në një numër shumë më të madh dhe përdoret nga disa vende të tjera evropiane
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



