E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Britania regjistron shumë viktima nga Covid-19, Italia mbetet po njësoj
Publik News

Britania regjistron shumë viktima nga Covid-19, Italia mbetet po njësoj

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi në disa vende kryesore të botës.

Sakaq, në Mbretërinë e Bashkuar së fundmi janë shënuar 149 viktima, duke e çuar në 43.230 numrin total të jetëve të humbura. Me 1118 infeksionet e reja, numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus ka shkuar në 307.980.

Sakaq, në Itali shifrat e viktimave prej ditësh mbeten të ngjashme dhe pa shumë ulje-ngritje. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 34 viktima, duke e çuar në 34.678 numrin total të jetëve të humbura. Me 296 rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 239.706. gjithsej në Itali janë 186.725.

Shteti i cili momentalisht paraqet një situatë të rënduar për shkak të koronavirusit është Meksika. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 947 viktima, duke e çuar në 24.324 numrin total, ndërsa gjithsej deri më tani janë infektuar 196.847 persona.

tab.JPG

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.