E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Broja i jep lamtumirën Çelsit në janar nëse…
Lajme

Broja i jep lamtumirën Çelsit në janar nëse…

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të duket larg Çelsit, me sulmuesin kuqezi që nuk po kalon një moment të mirë te “Blutë”.

Sipas prestigjiozes britanike “Telegraph”, 22-vjeçari mund t’i thotë lamtumirë Çelsit që në këtë merkato janari, teksa Poçetino vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi që mund të ketë më shumë siguri.

Emri I parë në listën e “Bluve” është ai i Viktor Osimhen, por një mundësi të madhe për t’u transferuar në “Stamford Bridge” e ka dhe Ivan Tonej.

Gjithsesi, “Telegraph” thekson se Broja mund të qëndrojë te Çelsi, nëse ata nuk do të arrijnë marrëveshje me asnjë sulmues, të paktën deri në fundin e këtij sezoni

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.