Brukseli do të presë luftën në Ballkan që të caktojë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare?
Ja si përgjigjet zyrtari i lartë i BE
Bashkimi Evropian u shpreh e gatshme të presë Ukrainën në unionin, menjëherë sapo u pushtua nga Rusia. Por çfarë do të bëhet me vendet e Ballkanit Perëndimor, procesi për të cilat nuk po ecën? Për këtë shefi i politikës së Jashtme, Josep Borrel u pyet gjatë konferencës me kryeministrin Rama, i cili sqaroi edhe vendimin e Bashkimit Evropian, që i hapi një derë Ukrainës.
Pyetje: Ishte emocionuese gatishmëria që tregoi BE për të mirëpritur Ukrainën kur filluan sulmet ndaj këtij shteti. Por a do të presë Brukseli që në portat e Ballkanit të trokasë lufta që përveçse të shprehë vullnetin për të caktuar në rastin konkret për Shqipërinë një datë konkrete për konferencën ndërqeveritare, do të vazhdohet vetëm me fjalë apo do të ketë një vullnet të shprehur?
Borrel: Nëse më lejoni të them që pyetja juaj është artificiale. Të thuash thjesht që një vend duhet të pushtohet që të bëhet vend kandidat është një thjeshtim i madh i një realiteti të trashtë dhe kompleks. Ne reaguam ndaj pushimit. Me Ukrainën ne kemi marrëveshjen më të plotë të stabilizimit asociimit. Ne kemi investuar shumë para në Ukrainë që kur Rusia mori Ukrainën. Kjo ka të bëjë me rendin ndërkombëtar. Ne kemi paralajmëruar Putinin se nëse pushtoni Ukrainën do të ndesheni me masa. Kjo nuk ka të bëjë me procesin e zgjerimit me shtetet e tjetra, por ka të bëjë me situatën e përgjithshme në Evropë.
Është rritur ndërgjegjësimi për përshpejtimin e procesit, që ishte ngadalësuar dhe ka rritur gatishmërinë për ta zgjidhur këtë çështje.
Pra ne do të vazhdojmë mbështetjen ndaj Ukrainës. Kjo do të dojë kohën e vet, por ka vende të tjera që e kanë pritur për një kohë të gjatë dhe shpresoj që ka ardhur koha që këto aktivitete të funksionojnë si katalizatorë për këto çështje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



