E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BSH ngre alarmin për përdorimin e parasë virtuale: BITCOIN është ilegale në Shqipëri, investimi në të nuk ka asnjë garanci
Lajme

BSH ngre alarmin për përdorimin e parasë virtuale: BITCOIN është ilegale në Shqipëri, investimi në të nuk ka asnjë garanci

Në Shqipëri po përhapet praktika e përdorimit të një valute elektronike, të quajtur Bitcoin (BTC). Në vendin tonë tashmë është krijuar grupi i investimit në Bitcoin, me përfaqësues të të cilit mund të vihet në kontakt kushdo fare lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale. Personi që administron grupin u jep dy mundësi operimi, përkundrejt pagesës cash ose duke bërë blerje direkte në internet, ndërsa pas lajmeve që po qarkullojnë ka reaguar Banka e Shqipërisë mbi rreziqet në lidhje me përdorimin e parasë virtuale.

Banka e Shqipërisë deklaron se kuadri ligjor në fuqi dhe ai rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri, ndërsa nuk ka licencuar asnjë subjekt. “Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë”, deklaron BSH.

Bitcoin është një formë e re paraje, një monedhë dixhitale e decentralizuar, që nuk kontrollohet nga askush, nuk e nxjerr asnjë bankë qendrore dhe mund të përdoret nga të gjithë. Bitcoin prodhohen gjatë një procesi që quhet “gërmim”, duke përdorur një program kompjuteri falas, që mund ta shkarkojë kushdo. Programi u krijua në vitin 2009 nga një person me pseudonimin “Satoshi Nakamota”, identiteti i të cilit nuk dihet. Për momentin ekzistojnë rreth 11 milionë Bitcoin, por numri i tyre është i kufizuar.

Numri maksimal arrin në 21 milionë dhe kjo mendohet të arrihet në vitin 2140. Bitcoin mund të përdoret për të transferuar para në çdo vend të botës, duke shmangur tarifat e kompanive që transferojnë lekët. Transfertat e Bitcoin janë falas dhe nuk ka kufizim se sa mund të transferosh Nëse zotëron bitcoin, mund të blesh mallra online me çmim shumë herë më të ulët se çmimi në euro apo dollar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.