Budina flet në protestën para bashkisë: Nuk ka ambasadë të na pengojë, se ne e dimë ç’heqim prej mafiozëve shqiptarë!

“Dua që në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit t’ju falënderoj për këtë qëndresë heroike.” Këto ishin fjalët me të cilat  u shpreh sot, regjisori Edmond Budina, në nisje të fjalës së tij në protestën qytetare përpara bashkisë së Tiranës, ku po bëhet thirrje për largimin e kryebashkiakut të korruptuar Erion Veliaj.

“Shikojeni të dashur miq, këtu përballë ne kemi folenë e grenzave, folenë e mafiozëve, e hajdutëve që na vjedhin paratë tona prandaj ne jemi këtu për t’u treguar që e kemi me folenë e tyre të grenxave, me folenë, – theksoi Budina. – “I keni parë dhe të gjithë jeni dëshmitarë sesi dhe opinioni publik botëror po i nxjerr lakrat, po i nxjerr llumin këtij shteti mafioz, të lidhur me bandat, prandaj ne qytetarë duhet të revoltohemi dhe nuk ka gjë që na ndal derisa ta largojmë këtë bandë mafioze, këtë bandë kriminelësh dhe nuk ka opinion ambasadash që të na pengojë. Jemi ne që e vuajmë në kurriz. Nuk janë ata që që e vuajnë në kurriz atë ç’ka heqim prej mafiozëve shqiptarë.”

Publikuar nga Publik Media