E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bujar Çela “bashkon”  Enverin me Berishën
Lajme

Bujar Çela “bashkon” Enverin me Berishën

Deputeti socialist, Bujar Çela, i cili uroi festat e nëntorit me fotografinë e Enver Hoxhës ka dërguar në grupin e Whatsapp të Komisionit të Intregimit, imazhin ku shfaqet Berisha me ish diktatori komunist.

“Rroftë Partia Demokratike…!”, shkruan Çela në fotografinë që u bë publike mbrëmjen e sotme në emisionin “Fiks Fare”.

Nuk ka munguar reagimi i deputetëve demokratë. Jorida Tabaku shkruan: “Bujar, këtë grup e kemi për komunikime të Komisionit të Integrimit. Këto postime dërgoji në grupe të tjera ku të shkojnë dhe t’i pëlqejnë! Unë besoj se disa ditë qetësie dhe mungesë nga parlamenti do të kishin ndihmuar të qartësoheshe!”

Ndërsa deputeti Kreshnik Collaku shkroi “Ky është provokim vulgar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.