E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Buka që konsumojmë me miell për tagji kafshësh
Lajme

Buka që konsumojmë me miell për tagji kafshësh

­Qeveria është hedhur në sulm, për të goditur bandat e rrugës, që vrasin me armë, trafikojnë e shesin drogë, por po lë të qeta, 1100 bandat e prodhimit të bukës, të cilat po na vrasin e shkatërrojnë përditë, sa herë ulemi në tavolinë, me bukë e produkte brumi, të prodhuara me miell kancergjen serbo-rus, prodhim i 20-30 viteve më parë, që duhet përdorur, vetëm si tagji kafshësh.

Sikur të mos mjaftonte mielli kancerogjen, 1100 bandat e furrave të bukës, për të fituar sa më shumë, po përdorin “armë” tjera, me të cilat manipulojnë formën, strukturën, përbërjen, cilësinë, rezitencën dhe ngjyrën e bukës, për të joshur e mashtruar konsumatorin.

Hetimi ushqimor, kryer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mali Zi, nga Organizata Botërore e Ushqimit, dorëzuar një kopje në fillim të muajit shtator 2018, edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama, në pjesën për Shqipërinë, konstaton fakte, që sipas ekspertëve, përbëjnë “krim ushqimor masiv”.

Sipas të dhënave, 60%-70%  e bukës në Shqipëri, prodhohet me miell gruri serbo-rus, prodhim i viteve 1988-1992, pa asnjë vlerë ushqimore dhe i infektuar me virusin “Coli Bacil”, manipuluar me disa larje, aromatikë e përbërës proteinik kimik.

Ky miell kancerogjen, tregtohet vetëm në Shqipëri, Bosnjë, Veriun e Kosovës dhe vendet e Botës së Tretë,  megjithëse ndalohet të hidhet në treg për konsum njerëzor.

Mirëpo, sipas hetimit të OBU, grupet mafioze të lidhur me zyrtarë të lartë në Shqipëri, kanë lejuar një ‘shteg”, për importin e këtij gruri e mielli, në tregun shqiptar.

Buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht, në të gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”, ndërsa në Shqipëri, janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014, të ish-ministrit Edmond Panariti, pas pazareve që ai ka bërë me prodhuesit e bukës, ku 70% të tregut e kontrollojnë vetë shtetarët.

Substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE

  1. FOSFAT NATRIUMI – E – 339
  2. FOSFAT KALIUMI – E – 340 
  3. E-341 FOSFAT KALCIUMI – E – 341 
  4. KLOR – E-925
  5. DIOKSID KLORI E-926: Zbardhues, mutagjen që krijon elementë kancerogjen
  6. AGENE (triklorid azotike): Agjent zbardhues i bukës, shkakton çrregullimeve neurologjike (eksperimnetuar tek qeni, macja, gomari)
  7. AZODIKARBONAMID: Agjent e zbardhues, dënton furmëmarjen e rregullt, krijon hapësira për efekte bronkiale dhe acarim të “Traktit gastrointestinal”, me pasoja diare të shpeshta, dëmtim në veshka dhe aktivizim të sistemit endokrin (hypofunksioni) tiroidet, ndaluar kategorikisht në Evropë, Australi, Singapor.
  8. PEROKSID BENZOYL: Agjentë zbardhues, eviton qullosjen e bukës
  9. 924 Bromati kaliumi : Agjentë zbardhues, shkaktojë dëmtime e dhimbje në stomak dhe diare, zhduk vitaminën “E” në miell.
  10. BROMA KALIUMI: Krijon fiktivisht bukë “orgjinale”, me pasoja kancerogjene, BE e cilëson “krim njerëzor” përdorimin e tij në bukë e prodhime brumi./Pamfleti
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.