E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bulqizë/ Humbet jetën minatori nga shpërthimi i një mine
Lajme

Bulqizë/ Humbet jetën minatori nga shpërthimi i një mine

Minierat e Bulqizës vijojnë të marrin jetë njerëzish, teksa pasditen e sotme fatkeq ka qenë 37-vjeçari me inicialet A.Sh.

 Minatori nga qyteti i Bulqizës ka gjetur vdekjen në zonën 41 të minierave të këtij qyteti, pas shpërthimit të minave që kishte montuar vetë.

Policia u njoftua rreth orës 17:40 dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të incidentit fatal në këtë galeri.

Paraprakisht raportohet se viktima ka qenë me detyrë minator dhe pasi ka mbushur vrimat me lëndë plasëse, ka ndodhur edhe një shpërthim i parakohshëm, duke i marrë jetën 37-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.