Bulqizë, makina përmbyset nga aksidenti
Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Fushë Bulqizë, ku një automjet doli nga rruga dhe përmbysi. Gazetari ynë ka bërë të ditur për Publik.live se, për fat të mirë, shoferi dhe pasagjeri që ishin në mjet kanë mbijetuar me lëndime të lehta.
Policia është pranë vendngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



