Bulqizë/ Përleshje masive në një lokal , plagosen rëndë dy persona
Përleshje masive mes të paktën shtatë personave të ndarë në dy grupe në Bulqizë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Trebisht, në ambientet e një lokali, dhe policia vendore bëri me dije se motivet janë të dobëta.
Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Burime zyrtare thanë se pas hetimeve paraprake arrestuan me akuzën “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, të dyshuarit Azem dhe Pelikron Osmani.
Në pyetje po merren personat e përfshirë në përleshje dhe dëshmitarë të tjerë në fshat, për të mësuar më shumë rreth motiveve dhe dinamikës së plagosjes e përleshjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



