E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bulqizë/Shpërthimi me lëndë plasëse i makinës, policia jep detajet
Publik News

Bulqizë/Shpërthimi me lëndë plasëse i makinës, policia jep detajet

Policia ka dhënë detaje një lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, në lagjen ‘Minatori’, ku një automjeti i është vënë lëndë plasëse.

Sipas policisë makina tip ‘Audi’ që ka shpërthyer ishte në përdorim të shtetasit T.T, banues në Bulqizë. Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar.

Informacion paraprak

“Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar. Automjeti është në  përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.