E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bumi i biznesi të makinave me qira , rriten importet nga Koreja e Jugut
Lajme

Bumi i biznesi të makinave me qira , rriten importet nga Koreja e Jugut

Optimizmi se në vitin 2024, Shqipërinë pritet ta vizitojnë mbi 14 milionë turistë, po i shtyn bizneset në tregun e qiradhënies së makinave që të importojnë më shumë automjete.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në 4 muajt e parë të vitit janë zhdoganuar gati 31 mijë makina dhe krahasuar me një vit më parë kërkesat janë 3 herë më të larta.

“Kërkesat për këtë vit krahasuar me vitin e kaluar janë 3 herë më të larta. Janë statistika që i gjenerojë nga sistemet tona. Sigurisht që çmimet ndryshojnë në varësi të prenotimit dhe kohës, ku ata që kanë aplikuar më herët kanë përfituar nga çmimet më të lira. Çmimi mesatar është 40-45 euro që përfshin TVSH, asistencën teknike”.

Përveç makinave për shtetasit e huaj, bizneset po marrin automjete edhe për shqiptarët e emigrantët që i përdorin ato për dasma apo edhe pushime. Pjesa më e madhe e automjeteve të importuara në harkun kohor janar-prill janë të markës “Volkswagen”, ndjekur nga Mercedes Benz, Audi, Hyundai, Ford, Fiat e BMW.

Pjesa më e madhe e automjeteve, pothuajse 30 mijë, janë importuar nga Italia, Gjermania, Koreja e Jugut, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.