E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bunkeri 100 MLN $  i Mark Zuckerberg  në Hawaii
Lajme

Bunkeri 100 MLN $ i Mark Zuckerberg në Hawaii

Detaje të reja befasuese janë zbuluar në lidhje me një kompleks masiv e misterioz që themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg po ndërton në Hawaii.

Një hetim i thelluar nga Wired zbuloi se streha në ishull duket se përfshin karakteristika të shumta, si për shembull një bunker nëntokësor me një derë metalike të mbushur me beton, një koleksion prej 11 shtëpish-pemë të lidhura me ura me litar dhe disa infrastruktura ekstreme sigurie.

Raporti, i cili citon planet e ndërtimit nga “një burim i njohur”, vë në dukje se kompleksi i Zuckerberg përbëhet nga rreth 12 ndërtesa, duke përfshirë shtëpi të shumta pritëse dhe struktura të lidhura me bujqësinë dhe blegtorinë.

Të kombinuara, ato do të kenë “të paktën 30 dhoma gjumi dhe 30 banja”, thuhet në raport.

Strukturat kryesore të banimit janë dy pallate, të cilat thuhet se do të kenë “palestër, pishina, sauna, vaskë të nxehtë, zhytje me ujë të ftohtë dhe fushë tenisi” midis fasiliteteve të tjera luksoze.

Por tipari më intrigues i shtëpisë mund të jetë ajo që është nën tokë.

Planet tregojnë se dy rezidencat kryesore “do të bashkohen me një tunel që degëzohet në një bunker nëntokësor prej 5000 metrash katrorë”, sipas Wired.

Thuhet se bunkeri do të përfshijë hapësira banimi, dhoma për pajisje mekanike dhe një kapak shpëtimi. Dera e hapësirës do të jetë e ngjashme me ato që gjenden në strehat kundër bombave, të rrethuara me beton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.