E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burg për ish-shefi i krimeve Leonard Palushi dënohet  me burg për korrupsion pasiv
Flash

Burg për ish-shefi i krimeve Leonard Palushi dënohet me burg për korrupsion pasiv

Gjykata shpalli fajtor Leonard Palushin. Ish-shefit të policisë, arrestuar për shpërdorim detyre iu rënduan më pas pozitat pasi vepra iu kualifikua për korrupsion.

Palushi u dënua me 2 vjet dhe katër muaj burg. Emri i nënkomisarit që së fundmi ishte shef policie, doli në skenë nga dëshmia e të mbrojturit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Fjala e tij dhe provat e mbledhura nga SPAK rënduan pozitat edhe të disa personazheve të krimit të organizuar  në vend, njëri prej të cilëve Erion Alibeaj, i cili dyshohet se informohej nga shefi i sektorit të vrasjeve në qytetin e Elbasanit. Palushit në një rast ka dyshime se dhuroi një automjet për shërbimet e kryera. Dumani rrëfeu se midis të tjerave ai nuk prekej dhe nuk arrestohej dhe madje e kishte ndihmuar policin Palushi që si ai të instalonte kamera sigurie në një lokal. Palushi më pa me pa dhe më kërkoi ndihmë pasi i nevojiteshin kamera të cilësisë së lartë, thotë dëshmitari i drejtësisë.

Leonard Palushi kërkoi pafajësi duke këmbëngulur se i ka shërbyer ligjit dhe vendit. Ish-shefi insiston po ashtu se nuk ka kryer korrupsion.

Në dosjen e shqyrtuar nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela përmendet dhe episodi tjetër, ku ish-polici dha informacion për një pistoletë  që rezultoi se kishte vrarë Emiljano Ramazanin. Arma u gjet në pronën e familjes Manhasa, ç’ka orientoi përkohësisht gabim autoritetet te persona qe nuk e kishin kryer vrasjen.

Për këtë episod, polici Palushi thotë se iu dha informacion nga një informator gjatë kohës që ishte me leje dhe se gjendej në Astir kur i takoi informatorët. Personi ishte i informuar  përmes një aplikacioni, që i bëra fotografi dhe kur ata ikën takova  drejtorin e policisë Arjan Muça këmbëngul polici Palushi në rrëfimin e tij.

Operacioni “Golden bullet” dërgoi në qeli shumë persona që po përballen me gjykatën, por sidoqoftë gjatë mbajtjes së tij aurotitetet nuk mundën dot të arrestonin në kohë Ervis Martinaj.

Rrëfimi i Dumanit dërgoi në qeli 16 persona. Por disa të tjerë në rrethana të paqarta çanë rrjetën e policisë dhe vazhdojnë në kërkim, midis tyre Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.