E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burg të përjetshëm se vrau 43-vjeçarin, shqiptari del sot para Gjykatës së Apelit në Greqi
Lajme

Burg të përjetshëm se vrau 43-vjeçarin, shqiptari del sot para Gjykatës së Apelit në Greqi

Një 27-vjeçar shqiptar, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Apelit për t’u përballur me akuzat e vrasjes së një 43-vjeçari, i cili sipas tij ishte duke i ngacmuar të motrën.

Ngjarja ka ndodhur më shkurt të 2016, në një lokal ku 43-vjeçari, identiteti i të cilit gjithashtu nuk bëhet i ditur, kishte shkuar me shoqërinë e tij për t’u argëtuar, ndërsa në lokalin ngjitur ndodhej shqiptari së bashku me motrën.

Sipas shqiptarit, motra e tij ishte e dehur kishte dalë jashtë lokalit. Pasi kishte paguar pas saj kishte dalë edhe ai, dhe kur e kishte parë jashtë me dikë që e ngacmonte nuk e mendoi dy herë dhe filloi të zihej duke shkaktuar më vonë edhe vrasjen.

Unë dua t’i kërkoj falje familjes së viktimës për shkak se sherri mes nesh përfundoi duke humbur njeriun e tyre të dashur. Unë doja vetëm të shpëtoja motrën time atë natë. Ne ishim në lokal kishim pirë shumë, pagova dhe dola jashtë tek motra. Kur pashë pranë saj dikë që nuk e kisha parë kurrë, aty nuk durova. Nuk u përmbajta dot. Filluam të ziheshim bashkë me grushta

Në shkallën e parë, shqiptari u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa sot ai kërkon ndryshimin e masës së caktuar nga Gjykata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.